Kurti në Këshill të Sigurimit ia kujton Vuçiqit gjenocidin e kryer në Kosovë dhe Bosnjë

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur “ironi të thellë” e “ndjenjë distopiane”, pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se serbët e Kosovës po persekutohen.

Kurti, në Këshill të Sigurimit, ka thënë se Serbia e ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe se i njëjti shtet mbetet kërcënuesi më i madh i paqes dhe i sigurisë.

“Është një ironi shumë e thellë dhe një ndjenjë distopiane për pretendime të rrjeshme për persekutime nga një vend që është njohur që ka kryer gjenoicidin e fundit të shek 20 dhe kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë”, tha ai.

Ai tutje tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, teksa theksoi se Këshilli i Sigurimit të OKB-së e ka formuar Tribunalin e Hagës, për shkak të krimeve çnjerëzore të Serbisë te popullata civile.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës në 93 për shkak të krimeve sipas konventës së Gjenevës. Serbia ka kryer vrasje, tortura, gjymtime, gjenocid në Serbrencië dhe Kosovë. Studiuesit kanë treguar se si përdhunimet janë përdorur si mjet lufte… Nga kjo vuajtje Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar veten në një shoqëri multietnike, që sheh përpara me një shtet solid demokratik. Një qerek shekulli paslufte qëndrojmë krenar, një shoqëri për të gjithë… Qëndrimi i Qeverisë sonë për dinjitetin sundimin e së drejtës ka shtrënguar edhe ekonomin, që nga intervenimi i NATO-së jemi angazhuar në mënyrë aktive nga shumë aleatë për të krijuar institucione efikase”, tha ai.

Tutje Kurti ka thënë se deklaratat e Vuçiqit për spastrim etnik të serbëve në Kosovë nuk është aspak e vërtetë. Kurti theksoi se Serbia me qëllim po hap frikë me qëllim që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën.

“Ideja që Kosova po kryen persekutim ndaj komunitetit serb është gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare. PE ka miratuar një rezolutë duke i kërkuar autoriteteve serbe dhe mediave që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës për spastrim etnik… Vitin e kaluar komuniteti i Helsniknit, ka shprehur detalisht se si Serbia përhap frikë me rrezikim e rrejshëm të serbëve në Kosovë  për ta radikalizuar shoqërinë dhe për të krijuar atmosferë toksike ku marrëveshja me Kosovën do të refuzohej”, tha ai.

Kurti theksoi se pretendimet që serbët po ikin nga Kosova për shkak të persekutimit nuk janë të vërteta.

“Pretendimet e rrejshme janë demantuar edhe nga iniciativa evropiane e stabilitetit nga një insittut në Vjenë dhe Berlin që ka siguruar dokumente nga institucionet e Serbisë. Statistika për sigurime shëndetësore, regjistrimit në shkolla, pranuesit e pensioneve, tregon që për qindja e serbëve që jetojnë në Kosovë i përgjigjet atyre që jetojnë në serbi. Serbët që largohen nga Kosova dhe Serbia e bëjnë për të kërkuar mundësi në Evropë jo për ti ikur ndonjë spastrimi fiktiv etnik”, tha ai.

Beogradi s’mund të lejohet t’i financojë kriminelët e vet në Kosovë

Kurti tha se Serbia nuk e ka hallin te qytetarët serbë në Kosovë, por e ka hallin te bllokimi i financimit të kriminelëve e terroristëve.

“Beogradi nuk mund të lejohet pafund t’i financojë kriminelët terroristët e vetë në Kosovë me rrjedhja të tilla të padeklaruara që janë të paligjshme në Kosovë. Ky është burimi i vërtetë i histerisë për rregulloren e BQK-së. Beogradi ka ngritur alarmin jo për këmbimin e dinarit me euro, por që po ndalojmë thasë me para në kufi. Ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë të Kosovës, por ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen”, tha ai.

Kurti: Regjimi i Serbisë i ka hequr mbi 4 mijë e 200 shqiptarë nga regjistri civil në Medvegjë e Bujanoc

Kryeministri Kurti, e ka përmendur edhe fshirjen nga regjistri civil të shqiptarëve të Luginës në Serbi.

Ai tha se regjimi autokratik serb i ka hequr nga regjistri civil mbi 4 mijë e 200 shqiptarë.

“Qeveria e Serbisë sistematikisht i ka hequr mbi 4 mijë e 200 ciivlë shqiptarë nga regjistri civil në Medvegjë dhe 2 mijë në Bujanovc. Kjo shlyerje e njerëzve, ka pasoja të prekshme, viktimat nuk kanë qasje në ID pasaporta, regjistrim të veturave, pensione dhe të drejta votimi. I bën ata të jenë pa shtet. Kjo lloj fushate është metodë e depopullimit të shqiptarëve, shqiptarët atje nuk janë shënjestra e vetme e regjimit serb”, tha Kurti në KS.

Kurti theksoi se Serbia është e përafruar me Rusinë dhe se është nga shtetet e pakta që s’i ka vënë sanksione.

“Më 2 janar të ktij viti, redaksie e Guardianit e ka përshkruar këtë si kapje të shtetit. Para pak orësh PE miratoi me shumicë votash që bën thirrje për hetim ndërkombëtar për parregullësi të zgjedhjeve… Serbia është përafruar me Rusinë, është i vetmi evropian përveç Bjellorusisë që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë. Vepron si kalë troje i Putinit në Ballkan në një luftë gjeoppolitike ndaj botës demokratike”, tha ai.

Kurti e fton Vuçiqin ta nënshkruajnë bashkë marrëveshjen në Këshill të Sigurimit

Gati një vit pas kësaj Serbia vazhdon të vuajë nga një pishman. Bërnabiq i ka dërguar letër BE-së, duke thënë se marrëveshja nuk është obligative. Serbia po ashtu refuzon dy obligime kyqe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos e respektoj integritetit territorial. Ky i fundit sidomos tregon invadimin e mundshëm të Kosovës. Në këtë prapavijë nënshkrimi i marrëveshjes është garanci për implementimin e saj… Vuciq ka refuzuar të nënshkruaj, e ftoj të nënshkruaj këtu sot menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së, ky akt simbolik do demonstronte përkushtimin e tij për mardhënie paqësore me Kosovën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika