Kurti në Kretë takon deputetët e parlamentit grek, diskutojnë për zhvillimet në rajon

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Dora Bakojanis dhe George Papandreu, deputetët në Kuvendin e Greqisë, me të cilët ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi dhe zhvillimet e fundit në rajon

Kryeministri i Kosovës, AlbinKurti gjatë një takimi me deputetët në Kuvendin e Greqisë, Dora Bakojanis dhe George Papandreu.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një dreke pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë të Greqisë, është edhe takuar me Dora Bakojanis, deputete në Kuvendin e Greqisë dhe George Papandreu, gjithashtu deputet i Kuvendit të Greqisë.

Siç ka bërë të ditur ai në rrjetin social Twitter, diskutimi është fokusuar në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë, duke iu përkushtuar zhvillimeve të fundit në rajon dhe ofertës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Diskutim i shkëlqyer me Dora Bakojanis dhe George Papandreu, gjatë një dreke pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon dhe ofertën e Kosovës për anëtarësim në KiE”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, kryeministri Kurti është takuar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, në Greqi, gjatë qëndrimit të tij atje, në kuadër të Simpoziumit SYMI.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me emisarin Mirosllav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”- ka shkruar Kurti në Twitter.

Hapat e dakorduar janë: zvogëlimi i menjëhershëm i prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimi i vazhdueshëm i gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale, si dhe vendosja e bazës së nevojshme ligjore.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika