Kurti në kujtim të Ejup Statovcit: Dekadat e jetës së tij ia dedikoi Universitetit dhe mbarë kombit shqiptar

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovcin, në 25-vjetorin e protestës studentore të 1 tetorit 1997

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, vendos lule tek varri i Ejup Statovcit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kujtuar ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, në 25-vjetorin e protestës studentore të 1 tetorit 1997.

Kurti tha se studentët në këtë protestë nuk ishin vetëm, pasi kishin një figurë të jashtëzakonshme si Ejup Statovci.

“Studentët nuk ishin vetëm, sepse e kishin një figurë të jashtëzakonshme si Profesori Ejup. Ai i cili dekadat e jetës së tij, ia dedikoi Universitetit, Kosovës, popullit dhe mbarë kombit shqiptar”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurit theksoi se më 1 tetor “studentët shqiptarë rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit”.

Më tej, Kurti ka shkruar se ky marshim paqësor i studentëve ishte drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, liri e pavarësi.

“Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi”, ka thënë Kurti, mes të tjerash.

Kurti e përfundoi duke thënë se “I kujtojmë e nderojmë përherë profesorët e studentët e protestës së 1 tetorit, ata që patën guxim, që sfiduan okupimin serb dhe e bënë rezistencën aktive”.

Postimi i Albin Kurtit në Facebook

Kurti bën homazhe te varri i profesorit, Ejup Statovci

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika