Kurti në Londër: Armatimi i madh i Serbisë tregon synimet për përshkallëzim

"Armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim të situatës", ka deklaruar Kurti në Konferencën e Mbrojtjes në Londër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka hapur Konferencën e Mbrojtjes në Londër, duke shprehur shqetësimet e tij për kërcënimet nga Rusia e Serbia.

Kurti ka thënë se armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim të situatës.

“Armatimi i madh i Serbisë është një tregues se ajo synon përshkallëzim të situatës”, ka deklaruar Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se teksa Kosova vazhdon bashkëpunimin me partnerët e saj, si ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, ka vijuar Kurti.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika