Kurti në mbledhjen e qeverisë: Sot është ditë feste, por çdo ditë duhet të punojmë për idealet dhe synimet e përbashkëta

FOTO:EO

Qeveria ka mbajtur mbledhje festive për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës ofron rast për reflektime retrospektive.

Ai ka theksuar se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për idealin dhe programin qeverisës.

“Kosova feston sot përvjetorin e 16-të. Sivjet shënojmë edhe dy përvjetor. 26-vjetorin e eposesë së UÇK-së dhe 25-vjetorin e çlirimit tonë nga okupimi i Serbisë. Përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, që rëndom mund të mos kemi kohë t’i bëjmë gjatë ditëve të tjera të vitit, kur jemi të zënë me urgjencat e përditshme që duhet të ballafaqohemi. Nga kemi ardhur, ku jemi dhe nga po shkojmë? Këto janë pyetjet që i shtrojmë secili. Përgjigjet tona nuk do të thotë se duhet të pajtohen me njëra-tjetrën. Vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare. Prejardhja e Republikës sonë është te lufta çlirimtare dhe lëvizjes rezistente shekullore. Kosova ka shembullin e ngrohtësisë njerëzore dhe për këtë ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare. Ne i mbijetuam gjenocidit të fundshekullit 20. Pas luftës, rindërtuam shtëpitë tona. Me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë, ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë të mirëfilltë, barazi për qytetarët dhe kontribuuese për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe drejtësinë sociale i ka në thelb në çdo kursi politik e shoqëror. Një çerekshekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë përkundër sfidave. Ashtu si ditën kur u shpall, ashtu edhe sot dhe çdo ditë më tej, Republika e Kosovës do të jetë shtëpi për të gjithë qytetarët pa dallim. Vizioni ynë është i qartë, ne rreshtohemi krah shteteve demokratike paqësore që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin”, ka thënë Kurti.

Ai ka paralajmëruar ministrat e kabinetit të tij se “sot është ditë feste, por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e përbashkëta”.

“Sot është ditë feste, por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealin dhe programin tonë qeverisës. Të angazhohemi dhe të përkushtohemi përditë që të marrim forcë nga paraardhësit tanë e duke u frymëzuar nga brezat e rinj të lirisë”, u shpreh tutje Kurti.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet qëkur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008, në ora 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika