Kurti: Në Ohër propozova ide për Asociacionin, Vuçiq kërcënoi me largim nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ohër, me ndërmjetësit e BE-së për dialogun dhe me presidentin Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi i 18 marsit në Ohër, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Kurti tha se e ka propozuar një ofertë për Asociacionin me tri shtylla bazë.

Shtylla e parë, sipas tij, ishte Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe aktgjykimi i saj, qëndrimi evropian për Asociacionin dhe qëndrimi i ShBA-së. Kurti tregoi se i kishte thënë Vuçiqit që pas një dite do t’ia sillte një propozim që as ai vetë nuk do të mund ta refuzonte.

Pas këtij propozimi, sipas Kurtit, Vuçiq kërcënoi se do të largohej nga takimi.

“Në momentin kur bërë ofertë, pala tjetër kërcënoi për përfundim të takimit. Ofertë qartas kam thënë për statutin si duhet të rregullohet kjo çështje, kam kërkuar nga pala serbe të jenë dakord për tri shtylla brenda secilës unë do ta draftoja si rregullohet kjo gjë… Kam thënë nëse ju jeni dakord me kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilët i ngërthejnë vlerat universale demokratike, me qëndrimin evropian, dhe me qëndrimin amerikan, pra shtylla”, ka thënë Kurti.

“Republika e Kosovës, me Kushtetutë dhe vlera, qëndrimi evropian që është konkret qëndrimi amerikan që është konkret. Kam thënë që nesër ua sjelli juve draftin e statutit a e quajmë si të duash. Madje, u kam thënë që do t’ua sjellë një propozim, për të cilin, ju premtoj që nuk do të keni mundësi ta refuzoni. Nuk u pranua as ideja”, vijoi ai.

Kurti e pranoi që marrëveshja me Serbinë ka Asociacionin, ai e përmendi nenin 10, në të cilin, sipas tij, flitet për këtë gjë.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që dy palët i konfirmojë obligimet e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, që mbeten të obligueshme. 39 marrëveshje janë, për më shumë se 4 vjet janë 39 marrëveshje”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë nuk i pëlqen te plani evropian, Kurti tha se mund ta ketë problem faktin që shumë gjëra nuk janë përfshirë, por që në parim nuk ka ndonjë gjë substanciale që do ta bënte propozimin e papranueshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika