Kurti: Në partneritet me BE dhe UNDP përfundon restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se restaurimi i tre aseteve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, në partneritet me BE dhe UNDP, tregon përkushtimin e Qeverisë për trajtimin e barabartë të të gjitha grupimeve etnike dhe fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se restaurimi i tre aseteve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka përfunduar.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se ky rezultat është arritur në partneritet me Bashkimin Evropian dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), duke shtuar se trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Kosovë është prioritet i qeverisë së tij.

Ai ka theksuar se ky sukses në restaurimin e aseteve kulturore dhe fetare tregon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ruajtur trashëgiminë kulturore të vendit dhe për të siguruar një trajtim të drejtë për të gjitha komunitetet fetare.

“Në partneritet me BE dhe UNDP, ne kemi arritur një rezultat të madh për trashëgiminë kulturore dhe fetare: Restaurimi i 3 aseteve të Kishës Ortodokse Serbe—të mbrojtura nga ligji i Kosovës—ka përfunduar tani. Trajtimi i barabartë i të gjitha grupeve etnike dhe fetare në Republikën e Kosovës është prioritet i Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.

Kisha Ortodokse Serbe
Kisha Ortodokse Serbe

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika