Kurti në Podujevë: Shkolla është vend ku nxënësit duhet të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura

Kreu i ekzekutivit ka parë ndarjen e teksteve shkollore për klasën e parë në njërën nga shkollat e komunës së Podujevës. Ai ka thënë se shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë dhe jo vendi ku i gjejnë dyert e mbyllura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Podujevë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Enver Maloku” në Podujevë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor me ç’rast ka parë nga afër edhe ndarjen e teksteve shkollore për klasën e parë.

Pëmres një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta.

“Shkolla është vend ku mësohet, ku jepet mësim dhe ku fëmijët edukohen, bëhen më të ditur e më të mençur, andaj edhe shkolla duhet të jetë vendi ku vijnë nxënësit të mësojnë e jo t’i gjejnë dyert e mbyllura e klasat e zbrazëta”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Podujevë

Greva në arsim ka filluar që nga java e fundit e muajit gusht të vitit 2022 dhe për këtë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se greva nuk do të ndërprehet deri në realizimin e kërkesave.

Pas kësaj vizite në shkollë, Kryeministri Kurti dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi vizituan edhe çerdhen publike “Armela” në Podujevë.

Kurti gabon në deklaratë

Me rastin e vizitës së një shkolle në Podujevë, Kryeministri Kurti është pyetur për një deklaratë të homologes së tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, ai gabon gjatë deklarimit duke thënë se qytetarët e ndershëm duhet të frikësohet ndërsa të tjerët jo.

“Qytetarët e ndershëm, punëtorë, të cilët nuk bëjnë shkelje të ligjit, të cilët nuk pasurohen në mënyrë të paligjshme e të pandershme, janë ata të cilët nuk janë të sigurt dhe duhet të frikësohen, jo të tjerët”, ka thënë Kurti.

Paraprakisht, Kurti kishte thënë se “ata që janë të pasigurt dhe mbase edhe ndjehen të pasigurt janë kriminelët, janë të korruptuarit, meqenëse drejtësia e shtetit dhe fuqia e ligjit është e pamëshirshme me ta”.

Bërnabiq ka vizituar Veriun e Mitrovicës të hënën e pesë shtatorit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika