Kurti në Sarajevë për një konferencë për marrëdhëniet rajonale

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në një konferencë të enjten në Sarajevë, ku pritet të mbajë fjalim mbi raportet rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë në Sarajevë këtë të enjte, ku do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Gjatë konferencës, do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale, ku edhe do të mbajë një fjalim.

Lajmi u konfirmua nga udhëheqësi i kësaj organizate, Adil Kullenoviq.

“Në këtë sesion do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale”, ka dekalruar Kullenoviq për Radio Evropa e Lirë.

Vizita e Kurtit në Sarajevë do të komplikojë ndjeshëm marrëdhëniet në Bosnje dhe Hercegovinë, deklaroi presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik.

“Ne nuk do të lejojmë që shqiptarëve nga ai rajon t’u lejohet hyrja me letërnjoftim, sepse kjo do të nënkuptonte njëfarë njohjeje të të ashtuquajturës Kosovë. Në këtë drejtim, kemi lajmin se Kurti po vjen në Sarajevë. Dhe kur ndërhymë dhe thamë se kjo do të ishte një shkëndijë për probleme serioze mes nesh në Bosnjë dhe Hercegovinë, ata menduan që ta ftonte ndonjë organizatë joqeveritare në ndonjë sesion”, ka deklaruar Dodik, raporton RTRS.

Ndërsa, Kurti në tetor ka deklaruar se Kosova do të lejojë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të hyjnë në vend me letërnjoftim, duke filluar nga 1 janari 2025.

Marrëveshja për heqjen e vizave ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnjës, për shkak të bllokimit nga entiteti i Republikës Sërpska.

Qytetarët e Kosovës, që duan të udhëtojnë drejt Bosnjës do të duhen të pajisen me viza, “që lëshohen vetëm në raste të jashtëzakonshme”, dhe duhet të miratohen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës. Kërkesat për viza mund të dorëzohen në Shkup, Podgoricë dhe Beograd, ndërkaq pagesa për vizë është 31 euro.

Qytetarët e Kosovës, që duan të udhëtojnë drejt Bosnjës do të duhen të pajisen me viza, “që lëshohen vetëm në raste të jashtëzakonshme”, dhe duhet të miratohen nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës. Kërkesat për viza mund të dorëzohen në Shkup, Podgoricë dhe Beograd, ndërkaq pagesa për vizë është 31 euro.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika