Kurti në SHBA, kërkon përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka përmendur rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me kongresistin Jim McGovern - kryetar i Komisionit për Rregulla në Dhomën e Përfaqësuesve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit të tij me kongresistin Jim McGovern – kryetar i Komisionit për Rregulla në Dhomën e Përfaqësuesve, teksa ka përmendur rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, ka kërkuar përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, i pari i qeverisë ka theksuar se Aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Megjithëse NATO është e pranishme në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një bazë të madhe ushtarake në vendin tonë, gjë që na bën të ndihemi të sigurt, një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të zvogëlonte shumë kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen dhe sigurinë në Evropë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Duke diskutuar për invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë, kryeministri Kurti ka theksuar reagimin e menjëhershëm të Qeverisë së Kosovës duke u rreshtuar përkrah ShBA-së dhe BE-së, me vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe me ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes për Ukrainën.

Ai e ka vënë theksin te rreziku që mund të paraqitet për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo për shkak të lidhjeve të forta të Serbisë me Rusinë, në veçanti asaj ushtarake”, vijon njoftimi.

Gjatë këtij takimi, i pari i ekzekutivit ka njoftuar kongresistin McGovern për progresin përgjatë qeverisjes njëvjeçare, synimet, planet dhe prioritet e qeverisë në vijim të mandatit.

“Kryeministri ka thënë se vitin e kaluar kemi arritur rritje ekonomike prej 10,53%, me rritje prej 83,6 për qind të eksporteve, 21 për qind rritje të IHD-ve, 30 për qind rritje të të hyrave tatimore dhe 31 për qind rritje të të hyrave doganore”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Po ashtu, kryeministri ia ka shprehur atij mirënjohjen për përkrahjen nga Kongresi dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika