Kurti në Shkup: Kosova do t’i dorëzojë reformat për planin e BE-së prej 6 miliardë eurosh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është qëllimi dhe fati i Kosovës dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se këtë të hënë në kuadër të takimit për planin e rritjes së BE-së do të dorëzojë listën e reformave dhe projekteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në kuadër të takimit për konferencën e e Bashkimit Evropian “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara.

Po ashtu, ai në fjalimin e tij në Shkup, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të dorëzojë edhe listën e projekteve indikative sa i përket reformave.

“Plani i rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga punët e mira që bëjmë dhe nga performanca e suksesshme që e tregojmë. Republika e Kosovës sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative. Sa i përket reformave, aty në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbërt, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”, ka deklaruara Kurti.

Në nisje të takimit në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti ka falënderuar Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim, i cili, sipas tij, do të mundësojë që të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal, por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.

“[Bashkimi Evropian], që është edhe qëllimi edhe fati ynë”, ka shtuar Kurti.

Ai ka deklaruar se vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare.

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, nën organizmin e kryeministrit maqedonas, po mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së e ShBA-së.

Këtë takim e ka cilësuar si hap të madh për t’u afruar me BE-në, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Është një mundësi që nuk duhet ta humbim. Është një takim i rëndësishëm këtu sot. Një hap i madh për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian. Konsideroj që është një mundësi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të diskutojmë së bashku”, ka thënë në Rama në konferencë për media.

Liderët rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët të lartë do të diskutojnë për Planin e Rritjes për këtë rajon, i miratuar nga Komisioni Evropian.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika