Në Shkup ka nisur takimi në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, raportojnë mediat atje.
Pas takimit bilateral, Kurti dhe Mickoski do të deklarohen për media.
Kurti po qëndron atje së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se çka do të diskutohet në Shkup.
“Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin, do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar më 20 korrik”.
Kurse kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca ka thënë se stafi i aeroportit kanë tentuar t’ia marrin telefonin.