Kurti në Sofje takon homologun bullgar, flasin për rritjen e bashkëpunimit bilateral

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev, me të cilin ka diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavçev.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në vizitën e tij të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Kurti ka theksuar se me homologun e tij bullgar ka diskutuar për fushat ku mund të rrisin bashkëpunimin dhe të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe.

“Në vizitën time të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, pata takimin tim të parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavçev. E falënderova për pritjen e tij të ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe”, ka shkruar Kurti në X.

Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.

Foto Zyra e Kryeministrit, 21 prill 2024.

Në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve, ai ka theksuar partneritetin dhe miqësinë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.

Si mbështetës i këtij forumi, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se e njohin kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika