Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin Abbott, e falënderon për bashkëpunimin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin Abbott, gjatë ditës së djeshme, e ka falënderuar atë për bashkëpunimin gjatë mandatit

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin Abbott për punën dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.

Gjatë bisedës, ata kanë reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit.

“Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri Kurti e ka uruar ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika