Kurti në takim me guvernatorin e Massachusetts, diskutohet për investimet në Kosovë

Kryeministri Kurti ka thënë se trajtimi ndaj investuesve të huaj dhe Gjykata Komerciale që është në themelim e sipër, do të ofrojnë mjedis të favorshëm për investime në Kosovë

Gjatë vizitës në Massachusetts, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga guvernatori, Charles Baker.

Sipas njoftimit, Kurti ka folur për mundësitë e investimit në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit, ka thënë se rinia e talentuar, rritja ekonomike, rritja e eksporteve dhe e të hyrave tatimore, borxhi i ulët publik, me më pak se 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, trajtimi ndaj investitorëve të huaj dhe Gjykata Komerciale në themelim e sipër, ofrojnë mjedis të favorshëm për investime dhe të të bërit biznes në Kosovë.

Ai, gjithashtu, ka theksuar klimën tërheqëse për investime, veçanërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Sipas tij, mbi 650 kompani të këtij sektori, 70 për qind e të cilave eksportojnë shërbime kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) dhe Bashkimin Evropian(BE), tregojnë potencialin e madh dhe të dëshmuar të këtij sektori në Kosovë.

Si arsye të qëndrueshme për investime në Kosovë, kryeministri Kurti ka përmendur edhe pozitën e favorshme gjeografike dhe kulturore, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, njohjen e mirë të gjuhës angleze, shtrirjen e gjerë të rrjetit të internetit, politikën stabile fiskale, infrastrukturën moderne të transportit, etj.

Ndryshe, më gjashtë maj, Kurti ka filluar vizitën zyrtare në ShBA, ku është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave dhe me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika