Kryeministri Albin Kurti, është takuar me homologun e tij të Principatës së Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në New York.
Sipas njoftimit të qeverisë, ky takim në New York u zhvillua teksa në Prishtinë përfaqësues të dy qeverive po zhvillojnë raundin e katërt të diskutimeve rreth marrëveshjes për EFTA, për çka kryeministri u shpreh optimist për finalizimin e saj e që do të kontribuonte në rritjen e raporteve tona ekonomike dhe tregtare.
Poashtu kryeministri ka falënderuar homologun për mbështetjen e Kosovës nga Litenshtajni për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe Bashkimin Evropian.
“Duke qenë përkrahëse e vazhdueshme ndaj proceseve integruese të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Lihtenshtajnit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti dhe kryeministri Risch bashkë diskutuan edhe për mundësitë për lehtësimin e bashkëpunimit tregtar përmes eliminimit të tatimit të dyfishtë.”