Kurti në takim me Lajçak: Dialogu duhet të përfundojë me njohje

Kryeministri Kurti në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ritheksur se qëllimi i dialogut duhet te jetë njohja reciproke

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti (djathtas), dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak (majtas)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pritën në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryemnistrit ka njoftuar se gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti ka ritheksuar se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Në takim, u bisedua edhe për vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet e takimeve të radhës, në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, falënderuan z. Lajçak për angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me Kurtin deklaroi  “Isha në Prishtinë sot për t’i vazhduar bisedimet me kryeministrin Kurti, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Më tej, ai ka treguar se cilat tema i ka diskutuar me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

“Gjithashtu kisha takim edhe me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Bislimi, për çështjen e veturave dhe lirisë së lëvizjes, për personat e zhdukur dhe për energjinë”.

Perfundon takimi në mes të Kurtit dhe Lajçak-ut, diskutohet për të pagjeturit dhe targat

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika