Kurti në takim me sekretaren britanike, diskutojnë për ndikimin rus në Ballkan

Kryeministri Kurti, në takim me sekretaren britanike, kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënive të dy vendeve dhe ndikimin e agresionit rus në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarja britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e 7 qershorit është takuar me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Përmes një postimi në Twitter, Truss ka treguar për temat që kanë diskutuar në takim.

“Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, veprimet kundër pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia dhe sfidat e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss.

Ndryshe, Kurti të hënën, ka udhëtuar në Britani të Madhe.

Shefi i ekzekutivit, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një ligjëratë të hapur në Unionin e Oksfordit.

Kurti në Unionin e Oksfordit ka deklaruar se Kosova mund të lulëzojë pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë nga Serbia.

Kurti: Republika jonë mund të lulëzojë pavarësisht nga mosnjohja e pavarësisë nga Serbia

Ndryshe, Kurti ishte takuar me Sekretaren Truss në shkurt të këtij viti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika