Kurti në takim me senatorin Murphy, diskutojnë raportet Kosovë-ShBA

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Washington, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me senatorin Chris Murphy, me të cilin ka diskutuar për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet vendeve.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë për vendosjen e sanksioneve shtesë dhe në përputhje me paketën e sanksioneve të ShBA-së dhe BE-së ndaj Rusisë.

Kryeministri Kurti në këtë takim ka folur edhe për takimet me investitorë potencialë në ShBA, me theks tek ata të fushës së Teknologjisë së Informacionit.

Ndërsa, senatori amerikan ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ai gjithashtu e ka njoftuar Kurtin se reputacioni i Kosovës në sektorin e teknologjisë së informacionit është në rritje dhe ka cituar interesimin e kompanive të këtij sektori për të investuar në Kosovë.

Ndryshe, shefi i ekzekutivit, e kishte pritur në vizitë në Kosovë senatorin Murphy në prill të këtij viti.

Po ashtu, në ditën e parë të vizitës në Washington DC, të mërkurën e 18 majit, kryeministri, Kurti, është pritur në takim nga Senatorja Joni Ernst.

“Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Kurti ka falënderuar senatoren Ernst, veçanërisht për përkrahjen e Gardës Kombëtare të Iowas për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka theksuar se mbështetja e tillë e ShBA-së është bërë edhe më e domosdoshme pas invazionit ilegal të Rusisë dhe aleancës ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë.

Ndërkaq, më gjashtë maj, Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në ShBA, ku është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave dhe me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika