Kurti nga kazerma “Adem Jashari”: Ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjell gjithmonë paqen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “ledhatimi” i padrejtësisë nuk sjell asnjëherë paqen, duke shtuar se popullin e mban “ideali i kulluar i Epopesë së Jasharëve”.

Kështu ka deklaruar Kurti në manifestimin qendror në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke shtuar se “paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë në një vend”.

“Tani epoka po flet ndryshe. Së pari sepse jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tonë. Ne jemi shteti i një populli gjithnjë liridashës dhe mbrojtës i kampit të drejtësisë. Shteti i një shoqërie që synon zhvillimet perëndimore dhe demokratike të lirive. Jemi pjesë e një kombi që mbron me ushtrinë e vet idenë dhe praktikën e drejtësisë dhe lirisë. E nuk ka në këtë jetë njerëzore lavd më të madh se qëndrimi nga ana e drejtësisë dhe e lirisë. Së dyti, sepse epoka dhe vetëdija botërore po ndryshojnë. Po kuptohet gjithandej nga kancelaritë e fuqishme se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjell kurrë paqen, por të kundërtën e saj, korruptimin e shoqërisë dhe luftën mes popujve. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate për të mundësuar popujve të nxjerrin më të mirën e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se Ushtria e Kosovës iu mbahet “një ideali të kulluar të Epopesë së Jasharëve”, e që, sipas Kurtit, “kush i mbahet një ideali del gjithmonë fitues”.

“Fryma e UÇK-së ka qenë fitorja” tha Kurti, duke shtuar se duhet të jemi krenarë dhe të dijshëm me këtë aspekt.

“Të dijshëm, kjo është devijza. Guximi është trimëri dhe dije. Edukimi i ushtarakut duhet të jetë i plotë, duhet të jetë guxim, sepse ushtaraku mbron një popull të tërë. Ushtaraku është shprehja e mbrojtjes së ndërgjegjshme të vizionit të një populli të tërë në të drejtën e tij të gjithëkohshme”, ka shtuar Kurti.

Madje, Kurti theksoi se “ne jemi këtu në një nga vendet më të duhura për kujtimin dhe kuptimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky vend mban emrin e duhur dhe njerëzit e duhur. Në një vend çlirimtarësh, ushtria është vendi i drejtë për ta përkujtuar Epopenë. Ne e njohim historinë tonë, ne e vlerësojmë historinë tonë, sepse ajo është e dendur në emra dhe vepra. Ne e nderojmë historinë tonë, sepse e njohim në tërësinë e shoqërisë. Ngado, kudo shkojmë me historinë tonë në zemër. Brenda çdo pragu në familjet tona, këtu dhe mërgatën tonë kudo atje që ndodhen. Ne jemi shumë, sepse mbartim në mendje emrat e shquar. Secili është më shumë se vetvetja, e ajo që jemi më shumë se vetvetja, na bënë të gjithëve bashkë. Kjo na jep besim e besë, jetë dhe shpresë. Shumë nga ju janë bijtë e dëshmorëve e luftëtarëve ose e qëndristarëve nëpër burgjet jugosllave serbe”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika