Krymninistri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” të komunitetit LGBTI nga ku ka thënë se do ta bëjnë maksimumin që Kodi Civil të kalojë në Kuvend në votimin e radhës. Duke theksuar se komunitetin LGBTI shteti dhe shoqëria duhet t’i mbrojë dhe të mësojë për ta.
Bashkë me Kurtin në “Paradën e Krenarisë” ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Për komunitetin LGBTI, shteti dhe shoqëria duhet t’i mbrojë dhe të mësojë për ta. Me këtë rast, unë shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve që përjetojnë ky komunitet. Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë në Kuvend dhe angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar”, ka thënë Kurti.