Kurti nga Samiti i Zvicrës: Prezantuam mundësitë që ofron Kosova për investitorët dhe investimet e huaja

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Samitin e Investotorëve në Cyrih të Zvicrës, ka ftuar bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Investitorëve në Cyrih, Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në Samitin e Investitorëve në Cyrih, Zvicër, i cili ishte i organizuar nga Qeveria e Kosovës, ka ftuar bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka thënë se më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit e teknologjisë së informacionit, kanë prezantuar mundësitë që ofron  Kosova për investitorët dhe investimet e huaja.

“Para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, bashkë me delegacionin qeveritar, prezantuam mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët dhe investimet e huaja”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Mes tjerash Kurti ka potencuar se kanë theksuar “përparimin e shënuar në dy vitet e fundit, sundimin e ligjit, stabilitetin institucional, politikat fiskale të zbatueshme në vend, planet investive të Qeverisë dhe fuqinë tonë punëtore të re dhe të talentuar”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika