Kurti nga Shtutgarti fton për investime: Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, ku ka folur për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Shtutgart të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022, ku mbajti edhe një fjalë rasti.

Kurti ka folur për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe vlerat që ndanë me Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, kreu i qeverisë ka thënë se Kosova ka një qeveri demokratike dhe institucione të qëndrueshme që përbëjnë bazë të favorshme për investitorë që synojnë investime të qëndrueshme dhe kthim të tyre.

“Si një nga përparësitë e Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti e veçoi kapitalin njerëzor. Me 2/3 e popullatës nën moshën 35 vjeçare, fuqi punëtore të talentuar dhe të motivuar dhe që flet gjuhë të huaja, Kosova paraqet një mundësi shumë të mirë për bizneset gjermane. Me këtë rast, ai u bëri ftesë përfaqësuesve të bizneseve që të vizitojnë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik Global Connect 2022

Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterët pa Kufij dhe Projekti i Drejtësisë Botërore dhe indikatorëve ekonomikë, kryeministri Kurti ka theksuar se qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe rritja ekonomike janë prioritete të dëshmuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Po ashtu Kurti ka vizituar edhe shtandin e Republikës së Kosovës në këtë forum dhe përshëndeti përfaqësuesit e KIESA-s dhe Unionit të Bizneseve.

Global Connect është një forum ekonomik për eksport dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve në Gjermani, të cilat janë të interesuara për zgjerimin e veprimtarisë së tyre kryesisht jashtë vendit.

Ai është forumi i vetëm i këtij formati në Gjermani dhe ofron mundësinë e ndërlidhjes së afaristëve dhe krijimin e kontakteve të reja.

Në kuadër të forumit, është dhënë mundësia që Republika e Kosovës të ketë shtandin e vet për të prezantuar mundësitë e saj për investitorët gjermanë dhe të tjerë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika