Kurti ngushëllon familjen e akademikut, Feriz Krasniqi: Ishte një nga figurat më të respektuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut, Feriz Krasniqi.

Kurti ka rrëfyer se si e kishin lënë që ta shënonin bashkë 54-vjetorin e Universitetit të Prishtinës.

Sipas Kurtit, profesori Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë.

“E patëm lënë që më 15 shkurt, të takoheshim bashkë për ta shënuar 54 vjetorin e e Universitetit të Prishtinës. Por dje, në moshën 93 vjeçare, Profesor Feriz Krasniqi vdiq. Gjashtë javë më parë, më 17 dhjetor, kur bashkë me Profesor Ferizin i shkuam në vizitë mikut të tij Profesor Minir Dushit, ai mbështetej në bastunin e tij për të ecur dhe mbështetej në kujtesën e kthjellët dhe përvojën e gjatë prej 93 vjeçari për të biseduar. Shumë i këndshëm në bisedë dhe fort dashamirës mes miqsh, Profesor Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika