Kurti nis ditën e hënë me vizitë në ShSKUK

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në orët e mëngjesit të së hënës ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, ditën e hënë të 10 tetorit e ka nisur me një vizitë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, vizita është paraparë të fillonte në orën 07:00.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i Qeverisë së Kosovës takohet me bordin e ShSKUK-së.

Më 9 gusht, Kurti ka pritur në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, takim në të cilin ka shprehur zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar në këtë fushë për mirëqenien e qytetarëve.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim ishin shqyrtuar gjashtë tema kapitale, ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë, sistemi informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore dhe reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

Ndërkaq, më 6 tetor, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

“Siç është bërë e njohur tashmë, më datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva për 10 muaj e gjysmë si ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time”, kishte shkruar Latifi më 8 tetor për dorëheqjen e tij.

Latifi ishte emëruar ministër më 16 nëntor të vitit 2021, duke e zëvendësuar atëkohë ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika