Kurti nis vizitën në Greqi, merr pjesë në panelin diskutues të “The Economist”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë për të marrë pjesë në një panel diskutues të organizuar nga "The Economist". Po ashtu, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti gjatë vizitës në Greqi do të zhvillojë edhe takime bilaterale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në panelin e diskutimit të organizuar nga "The Economist".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar këtë të hënë drejt Greqisë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti gjatë vizitës në Greqi do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.

Në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”, tema kryesore do të jetë “Tranzicioni i madh: gjeopolitika, mjedisi, teknologjia”.

Diskutimet do të përfshijnë sfidat të ndryshme që po shtrihen në botë, duke përfshirë pandeminë, luftën në Ukrainë, trazirat gjeopolitike, krizat energjitike dhe mjedisore.

Diskutime të thella siç thuhet në njoftimin nga “The Economist” pritet të përfshijnë edhe çështjet e unitetit dhe solidaritetit në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika