Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një videomesazh ka konfirmuar se do të jetë prezentë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për ndeshjën më të rëndësishme të Ballkanit.
“Shihemi në ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin. Forca djema”, ka shkruar Kurti, në rrjetin social Facebook.
Me një shall rreth qafe ku gjendej emri i ekipit, Kurti i dha mbështetjen “e plotë” kampionit të Kosovës, duke iu thënë se “kemi nevojë edhe për tri pikë, forca djema”.
“Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do ju shikojmë sonte nga tribunat e Stadiumit “Fadil Vokrri”. Shihemi në orën 21:00, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin. Për spektakël nuk kemi asnjë dyshim për përkrahje në tribuna mos u bëni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Froca djema!”, ka thënë ai.
Ndërsa, Ballkani është gati për ndeshjen ndaj Sivassporit në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës, të vlefshëm për Grupin G.
Kampioni i Kosovës do të kërkojë të fitojë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat sot (e enjte) ndaj Sivasspor në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje në tri sfidat e para, kështu që qëndron në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe ekipi kundërshtar.