Kurti: Një shtatori do të jetë ditë normale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se një shtatori do të jetë ditë normale në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e përfituesve nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se një shtatori i këtij viti do të jetë një ditë normale.

Në një intervistë për BBC në gjuhën serbe, nuk e ka përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, të enjten e 18 gushtit.

“Një shtatori do të jetë një ditë normale në pikat kufitare – ose do të nxjerrim dokumente hyrje-dalje, ose të dyja palët do t’i anulojnë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë me fushatën informuese për çështjen e ndërrimit të targave.

Ai ka potencuar se zëvendësimi mund të fillojë menjëherë dhe afati i përfundimit të procesit nuk do të jetë një shtatori, por dy muaj më vonë.

“Beogradi është i shqetësuar, sepse mendoj se njerëzit do ta pranojnë ndryshimin. Për mua është e qartë se edhe kur të përfundojë procesi, nuk do të jetë fundi. Na duhet një marrëveshje me Serbinë, sepse gjithçka është e pjesshme derisa të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve, bazuar në njohjen reciproke”, është shprehur Kurti.

Deklarata e Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, më 19 korrik, kishte thënë se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së marrëveshjes për të pagjeturit.

“Më logjike e me e dukshme do të ishte një rezultat pozitiv i takimit, marrëveshja për personat e zhdukur, sepse kjo është një çështje aq e dhimbshme, po aq e dhimbshme për familjarët e personave të zhdukur në Kosovë e në Serbi”.

“Ne jemi duke punuar për këtë në veçanti. Ne jemi dy fjalë afër OSE dy fjalë larg marrëveshjes dhe ne do të kemi konsultime për këtë edhe në ditët në vijim. 99.5% e tekstit është dakorduar dhe tani duhet vetëm vullnet politik”.

Pohimi i Kurtit

Kryeministri Kurti e kishte pohuar deklaratën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kishte thënë se “jemi dy apo tri fjalë larg marrëveshjes për të pagjeturit”.

“Besoj që është pak përceptimi se sa jemi afër ose larg. Është e vërtetë që nuk jemi shumë larg, por në të njëjtën kohë mbase është një çikë e nxituar nëse themi se jemi tepër afër, meqë përvoja e hidhur me Beogradin na bën të kujdesshëm që të jemi me shumë shpresë”, ka thënë Kurti.

Ai kishte thënë se janë disa çështje që kanë ngelur pa dakordim.

Ndryshe, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6 mijë e 500 persona kanë qenë të zhdukur.

Ndonëse janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve, mbi një mijë e 600 persona ende janë të zhdukur.

A do të ketë marrëveshje të re në takimin Kurti-Vuçiq, flet Stano për Portali Dukagjini

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika