Kurti njofton se Qeveria është në përfundim të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria është në fazën përfundimtare të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria është në fazën përfundimtare të hartimit të hartave të rrezikshmërisë nga përmbytjet, e cila siç thotë ai, do të pasohet me planin e menaxhimit të përmbytjeve.

Kështu ka thënë ai teksa ka folur për vërshimet e ndodhura javën e kaluar në Pejë, për të cilat tha se erdhën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Mirsada Hoxhiq Ademajt dhe djalit të saj pesëvjeçar, Dionit, që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.

“Do të fillojmë strategjinë e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, e cila vjen si rezultat i ligjit të parë për ndryshimet klimatike dhe jemi aktivisht duke marrë në konsideratë përshtatjen ndaj këtyre ndryshimeve gjatë projektimit të infrastrukturës. Po lobojmë për të siguruar që Kosova të ketë qasje të drejtpërdrejtë në fonde për këtë qëllim. Vlerësohet se Kosovës i duhen investime prej më shumë se 1.3 miliard euro në infrastrukturë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, tashmë është e qartë se ndryshimet klimatike paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për mirëqenien e qytetarëve, ekonominë e vendit dhe mjedisin përreth, dhe se Kosova nuk bën asnjë përjashtim.

“Ndërtimet në zonat me rrezik nga përmbytjet dhe mungesa e sistemeve të drenazhit në disa zona urbane, kontribuojnë për të keq në rritjen e pasojave nga përmbytjet e shpeshta. Rimëkëmbja nga vërshimet synim duhet ta ketë shmangien e përsëritjes së tyre, përveçse edhe rikuperimin prej tyre”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika