Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë, me njohje reciproke si pjesë qendrore

"Normalizimi i raporteve me Serbinë mund të bëhet vetëm nëpërmjet njohjes së ndërsjellë në qendër", kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik në Shkup

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik në Maqedoninë e Veriut ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë mund të bëhet vetëm nëpërmjet njohjes së ndërsjellë në qendër.

Kurti ka thënë se kjo është thënë edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, sekretari amerikan Antony Blinken dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

”Dhe mendoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë si pjesë qendrore. Kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancelari Scholz, që njohja e ndërsjellë, është esenca, pjesa qendrore e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se progresi ekonomik dhe demokratik i Kosovës është vlerësuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare prestigjioze, por ani pse Kosova siç është shprehur ai është vend normal, marrëdhëniet me Serbinë nuk i ka normale por se duhet të normalizohen.

”Pra ky progres ekonomik dhe demokratik, është vlerësuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare prestigjioze. Por më duhet të pranoj që përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë, nuk janë normale, dhe duhet të normalizojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, ka vijuar ai.

Ai ka theksuar se tekstin e Planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve e kanë pranuar të hënën në Bruksel si Kosova ashtu edhe Serbia.

“Për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën jemi duke u munduar me shumë zell ta ndërtojmë dhe të vazhdojmë tutje me propozimin e BE-së, i cili iu është prezantuar dy palëve, mua dhe presidentit të Serbisë, dhe kemi pranuar tekstin me këtë propozim dhe kemi miratuar në dy kryeqytetet dhe pastaj në Bruksel”.

Kurti: Në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Serbisë

Kurti ka folur edhe takimin e radhës që pritet ta ketë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Maqedoni të Veriut.

“Mos të harrojmë se më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut ishim të rëndësishme për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të na ftoj në Maqedoni për takimin e radhës të nivelit të lartë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika