Kurti: Nuk dua kryetarë shqiptarë në veri, kanë pak legjitimitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake "DerStandard" në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës është shprehur se nuk dëshiron kryetarë shqiptarë në veri, për shkak se kanë pak legjitimitet

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”, gjersa po fliste për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, ka thënë se “nuk dua kryetarë shqiptarë në veri, si është aktualisht”, pasi të njëjtit kanë pak legjitimitet.

Kurti ka thënë se s’mund t’i shkarkojë në emër të serbëve, por kjo duhet të bëhet me peticion.

“Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, 20 për qind e atyre me të drejtë vote duhet të dorëzojnë peticion. Unë nuk mund ta bëj këtë në emër të tyre. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar që bojkotet të mos përsëriten. Në mars, partia Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet. Nuk dua kryetarë shqiptarë në veri – siç është aktualisht. Ata kanë pak legjitimitet politik për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve, pavarësisht se janë plotësisht të ligjshëm”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se Beogradi dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë.

“Megjithatë, Beogradi nuk është i interesuar për pjesëmarrjen demokratike të serbëve në Kosovë, sepse dëshiron kompensim territorial për humbjen e Jugosllavisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tregoi për “DerStandard” se serbët në veri të vendit kanë presion të madh.

“Janë 47 policë serbë të saporekrutuar. Ne kemi dhënë tre milionë euro për bujqësinë, start-up-et dhe OJQ-të në veri. Unë kam qenë disa herë në veri dhe kam takuar serbët; por këto takime nuk bëhen publike sepse njerëzit më kërkojnë. Familjet e tyre janë nën presion. Një serb që e emërova si këshilltar dha dorëheqjen pas dy orësh, sepse gruas së tij, i humbi menjëherë gjysmën e pagës. Vetëm këtë vit në veri janë djegur 15 vetura me targa të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika