Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për planin franko-gjerman ka thënë se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera në dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.
“Tashmë nuk jemi te ajo, tash jemi te vlerat, e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtim të duhur”, gjersa ka shtuar se ky plan ka mbështetjen e Brukselit dhe të Washingtonit.
Ndërsa ai ka thënë se ky plan është refuzuar nga Beogradi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur nga ata që tentojnë të shndërrojë destabilizim e pasiguri në Kosovë.
“Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufuluar”, ka deklaruar ai.
Ndërsa i pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ai ka thënë “Pyetjeve të juaja për Asociacionin unë ju përgjigjem qe 9 vite. Ju e dini qëndrimin tim për Asociacionin. Nuk kam përgjigje të reja në pyetje të vjetra”.
Ndërsa se a do të shkojë vendi në zgjedhje, ai është përgjigjur duke thënë se në vend nuk ka zgjedhje por në komunat veriore.
“Do të mbajmë zgjedhje në komunat veriore të Kosovës”, duke i ndjekur afatet ligjore kushtetuese në vend gjersa ka shtuar se nuk ka pasur nevojë për zgjedhje.
“Nuk ishte në dorën tonë, dorëheqja është e atij që jep dorëheqje”, ka theksuar Kurti.