Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të gjithë ata që thonë se ai e ka pranuar një draft-statut për Asociacionin janë duke keqinformuar, pasi, siç thotë ai, vetëm ka ofruar mundësinë që ta nënshkruajnë, por nuk ka pasur interesim nga ana e Beogradit.
Sipas tij, nuk vjen në shprehje kurrfarë pranimi pa e parë atë draft deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Të gjithë ata që po flasin në emër timin e shumë prej tyre jeni në këtë sallë se kinse kam pranuar një draft të tillë janë duke keqinformuar, kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Ta pranosh do të thotë të marrësh obligim për të zbatuar. Unë kam ofruar të nënshkruajmë dhe si rrjedhojë të pranojmë, meqenëse nuk ka nënshkrim s’ka pranim, kur s’ka pranim, s’ka zbatim”, thënë Kurti.
Ai tutje i është drejtuar opozitës se pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë Asociacionin me dy ish-kryeministra të Kosovës por se nuk po është i gatshëm ta nënshkruajë me të.
“Unë jam edhe i gatshëm për nënshkrim edhe i interesuar Beogradi nuk po donë me nënshkru me mu, ka nënshkru edhe me PDK edhe me LDK, aman më tregoni qysh ja keni bërë që të mësoj edhe unë. Dilni këtu në foltore edhet me njofton sinqerisht, e mundësisht e kolegjialisht e vëllazërisht qysh ia keni bërë bre që me juve nënshkrujke. Me mu po ikë s’po nënshkrun, po shpallë zgjedhje. Në dialogun e juaj ai është konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhje tash unë jam konstant e në Serbi mbahen zgjedhje”, ka vijuar ai.