Kurti: Nuk është koha për greva, është koha për punë

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar si të panevojshme grevat e paralajmëruara nga sindikatat e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 24.08.2022

Paralajmërimet për greva nga sindikatat e Kosovës, nuk po i pëlqejnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Këto paralajmërime të sindikatave, kryeministri Kurti i ka cilësuar si kërcënime, të cilat sipas tij, nuk janë të nevojshme.

“Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash kur Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva, është koha për punë. Ne duam sindikata jo spektatore, por pjesëmarrëse…”, ka deklaruar Kurti, raporton KP.

Tutje, kryeministri ka theksuar se Qeveria e Kosovës është pro dialogut social me sindikatat, por sipas tij, pa kërcënime e ultimatume.

“Disa prej tyre kanë udhëheqësi të re, duhet të ketë emancipim të ndërsjellë, ne jemi për dialog social pa kërcënime, pa ultimatum. Duam që të vazhdoj dialogu social, mirëpo nuk mendojmë që është koha e grevave dhe bojkoteve”, vijoi ai.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur grevë të përgjithshme nga data 25 gusht për realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika