Kurti nuk i harron artistët dhe sportistët, i falënderon në fillim të mbledhjes

I pari i ekzekutivit, Albin Kurti, ka theksuar se janë të përgjegjshëm që të jenë krah të rinjve drejt realizimit të ëndrrave të tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë më 24.08.2022





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e Qeverisë e nisi duke i falënderuar artistët, sportistët e njerëzit e kulturës për kontributin e tyre.

Kurti, gjatë fjalës së tij ka thënë se ndonëse zhvillimet politike “nganjëherë” kanë bërë që të humbë përqendrimi nga rezultatet që vijnë nga këto fusha, ai shton se Qeveria gjithmonë është pranë tyre.

“Qeveria në muajin e kaluar ka miratuar programin 12 milionësh “Kosova shtet i Xhudos”. Suksese e histori u shënuan edhe në sporte të tjera. Nganjëherë preokupimi me zhvillimet politike në vend na bën që të humbet vëmendja nga rezultatet e të rinjve tanë por qeveria i mban gjithmonë në mendje kurse në politik bërjen tonë në qendër”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka theksuar se janë të përgjegjshëm që të jenë krah të rinjve drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

“Jemi përgjegjës dhe të përgjegjshëm prandaj interesi ynë i lartë shtetëror është që të jemi krah tyre drejt realizimit të potencialit të tyre. Ju faleminderit të gjithë atyre artistëve, sportistëve e njerëzve të kulturës që po kontribuojnë brenda vendit tonë e jashtë vendit tonë për vendin tonë”, shtoi Kurti.

Kurti përmendi fitoret e të rinjve si medaljen e bronztë të fituar nga Donjeta Sadiku në kampionatin evropian në boks.

Po ashtu ai përmendi edhe suksesin e xhudistëve, duke përfshirë Loriana Kukën e cila fitoi medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, kreu i qeverisë ka përmendur edhe suksesin e arritur të Ballkanit në ligën e Konferencave në futboll.

Kjo mbledhje po mbahet pak ditë para se të kalojë afati i vendosur nga Qeveria e Kosovës për kthimin e targave ilegale në RKS.

Ndërkaq të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

Kurti, pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Prishtinë, deklaroi se vendimi është shtyrë një herë.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më datën 1 tetor është data 1 nëntor ose më mirë të them që në vend se të jetë më 30 shtator data e fundit është 31 tetori”, ka thënë Kurti.

Kurti, theksoi se masa për kthimin e targave ilegale në ato legale, nuk është masë kundër serbëve por kjo sipas tij po bëhet vetëm për ta respektuar ligjin.

“Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos e kursyer as kohën as dijen, këto nuk janë masa kundër serbeve por janë masa për serbët. Nuk është hakmarrje, urrejtje apo inat, është zbatim i ligjit rendit, janë vendimet qeveritare të cilët nuk i diskriminojnë njerëzit por dëshirojnë ti bëjnë barabartë”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri bëri të ditur se ka komunikim të vazhdueshëm me komandantin e KFOR-it dhe po ashtu me ambasadorin e Amerikës në Kosovë.

“Unë jam vazhdimësi në komunikim me ministrin e brendshëm Jam në kontakt me komandantin e KFOR, ambasadorin, state departament, ne nuk duam asnjëherë që ti befasojmë aleatët, miqtë tanë dhe partneret ndërkombëtar, ne duam ti befasojmë kriminelët të cilët nuk i ndajmë sipas përkatësisë etnike”, ka shtuar Kurti.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditë më parë gjatë vizitës së tij në Kosovë, deklaroi se ka kërkuar nga pala kosovare që vendimi të shtyhet edhe për dhjetë muaj.

Këtë kërkesë, Escobar kishte thënë se ia ka bërë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ashtu sikurse Kurti deklaroi se vendimi nuk do të shtyhet.





Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika