“Kurti nuk i shërben Kosovës”, Haradinaj kritikon kryeministrin për heqjen e kufizimeve për mallrat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur me kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti ndaj vendimit për ndryshimin e masës për mallrat serbe. Haradinaj tha se Kurti e bëri koncesionin e radhës me lejimin e mallrave  të Serbisë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social”Facebook” ka shkruar se kryeministri, Kurti po bën koncesione pasi “paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës”.

Haradinaj ka shtuar se nëpërmjet vendimit për hapjes e pikës kufitare të Merdarit për mallrat e Serbisë “tentoi ta mbulojë me 20 euro për pensionistët”.

“Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit për heqjen e tarifës 100% që pata vendosur më 2018. Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin. Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika