Kurti: Nuk mund të ketë shtyrje të vendimit për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të ketë shtyrje të vendimit për çështjen e targave, ashtu siç është kërkuar nga ndërkombëtarët

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit në Berlin, është deklaruar për media, ku ka folur për çështjen e targave.

Ai ka deklaruar se nuk mund të ketë shtyrje të vendimit për çështjen e targave, ashtu siç është kërkuar nga ndërkombëtarët.

“Shtyrja 10 mujore nuk mund të jetë shtyrje, mund të jetë 3 jave 1 muaj, nuk kemi bërë shtyrje sepse jemi në të drejtën tonë, kemi shprehur mirëkuptimin për brengat amerikane. Dëshirojmë që të mos bëjmë kompromis sa i përket zbatimit të ligjit të drejtë dhe cenojmë paqen dhe sigurinë dhe këtë e kemi bërë me vendimin e marrë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, është bërë një qasje e diferencuar dhe sekuencim në zbatim, për të cilën beson se është rruga më e mirë.

Po ashtu, Kurti ka theksuar se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadën amerikane po ashtu edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë e me Departamentin amerikan janë vazhdimisht në kontakt.

“Nuk ka vendim që shkakton preokupim të paqes dhe sigurisë për të cilin paraprakisht i njoftojmë partnerët tanë, ata e dinë paraprakisht vendimin tonë. Nuk mund të thuhet se ka pasur kurrfarë shpërfillje të qeverisë sonë ndaj brengave evropiane”, ka thënë Kurti.

“S’jam i interesuar për gjobitje, por për konvertim të targave”

Po ashtu, Kurti ka folur edhe për vendimin e fundit të Qeverisë lidhur me çështjen e targave.

Ai ka theksuar se deri më 21 nëntor nuk do të ketë gjoba, është një periudhë tre javore që do të ketë vetëm vërejtje dhe qortime.

Ai ka potencuar se nuk është i interesuar për shpërndarje të gjobave, por për konvertim të targave nga ato ilegale në ato RKS.

“Nuk jam i interesuar që askush te gjobitet e të konfiskohen automjetet, jam i interesuar që ato te konvertohen. Këtu pengesa nuk është informimi por është terrori nga Beogradi që u bëhet qytetarëve”, ka thënë i pari i ekzekutivit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika