Kurti: Nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla, ku institucionet i hedhin faje njëra-tjetrës për mosveprim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për Protokollin Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale, i cili sipas tij qartëson obligimet e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale, qartëson obligimet e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Kurti ka shtuar se nuk mund të lejohen papërgjegjësi të tilla, “ku institucionet i hedhin fajet njëra-tjetrës për mosveprim, shmangin përgjegjësitë dhe neglizhojnë viktimat e dhunës kur ato trokasin në dyert e institucioneve”.

“Viktimave u takon përkrahja institucionale dhe shoqërore, përkujdesja maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se organet dhe rendit e të hetuesisë, prokuroritë dhe gjykatat, duhet të vënë personat e dyshuar sa më parë para drejtësisë.

“Prokuroritë dhe gjykatat të jenë ato të cilat dëshmojnë se përkushtimi i ri është një fazë e re për të gjitha institucionet dhe për mbarë shoqërinë. Që kryerësit të marrin dënime meritore”, ka thënë tutje Kurti.

Kurti ka potencuar dhe ndryshimet ligjore të ndërmarra nga Qeveria, në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, në rastet kur një person shpallet fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo të dhunës seksuale.

“Ndryshimet ligjore të ndërmarra nga Qeveria jonë, në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, në rastet kur një person shpallet fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo të dhunës seksuale, janë këto: do t’i ndalohet punësimi në institucionet publike, do t’i ndalohet kandidimi në pozita qoftë në nivel lokal apo qendror, do t’i merret leja e vozitjes, nuk do të zbatohen rrethanat lehtësuese për dhunuesit, trajtimi i këtyre lëndëve nuk do të zgjas më shumë se 1 vit dhe emrat e dhunuesve do të publikohen ne faqen zyrtare të KGJK-së”.

Mes tjerash, Kurti ka thënë se ndryshimet ligjore për ashpërsimin e dënimeve ndaj dhunuesve, si dhe zbatimi i këtij protokolli, do t’u dalin në ndihmë dhe mbrojtje viktimave.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika