Kurti: Nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga Serbia urdhërdhënëse e ekzekutore

“Në përpjekje të fshehjes së krimeve, forcat serbe hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre. Por nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore”, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, ka thënë se nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga Serbia.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se më 19 korrik 1998, ushtria dhe polica serbe vrau, dogji, plagosi, rrahu e maltretoi, mori peng dhe zhduku me dhunë civilë shqiptarë të Rahovecit.

Sipas tij, ekzekutimet vijuan për disa ditë me radhë, ku u masakruan edhe fëmijët, gratë dhe pleqtë që ishin strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit.

“Në përpjekje të fshehjes së krimeve, forcat serbe hapën dy gropa të mëdha në Rahovec dhe i hodhën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj masakre. Por nuk mund të zhduken e as harrohen krimet e kryera nga autoritetet e Serbisë urdhërdhënëse e ekzekutore”, shkroi Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, po themelojnë Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Një zotim i yni ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi. Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës në sistemin e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, përkujtojmë 150 civilët e vrarë nga forcat serbe në masakrën e Rahovecit.  Nderojmë të mbijetuarit që u bënë ballë plagëve në trup e në shpirt. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës”, shtoi ai.

Ndryshe, në vitin 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte hyrë për të marrë në kontroll qytetin e Rahovecit.

Por, gjatë luftimeve të cilat zgjatën deri më 25, në altarin e lirisë kanë rënë 25 dëshmorë dhe u vranë mbi 100 civilë shqiptarë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika