Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryetarët e zgjedhur atje janë legalë dhe mandatin duhet ta ushtrojnë në bazë të kompetencave të tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka hequr dorë nga vendimi që kryetarët e komunave veriore të ushtrojnë detyrat në objektet komunale, pavarësisht situatës së krijuar në veri.

Kurti ka thënë se kryetarët e zgjedhur atje janë legalë dhe mandatin duhet ta ushtrojnë në bazë të kompetencave të tyre.

“Nuk duhet të ketë paralelizma në veri, nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë kryetarët në këto zyra, ato kanë qenë të zbrazura, të braktisura. Nuk mund të kenë përgjegjësi ata që marrin pjesë në mënyrë demokratike”, ka thënë ai.

Kurti gjithashtu ka shtuar se kryetarët e komunave duhet të jenë në zyrat e tyre në ndërtesat e komunave.

Ndërsa lidhur me raportet me ShBA-në, Kurti ka thënë se ato janë të shkëlqyeshme, mirëpo ka raste kur dallojnë në qasje, e cila sipas tij nuk është thelbësore./KP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika