Kurti numëron arritjet e VV-së në Gjilan në 10 muajt e fundit

Në një takim më të parin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur të arriturat e qeverisjes së VV-së në këtë komunë gjatë 10 muajve të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në komunën e Gjilanit ka mbajtur edhe një takim me të parin e kësaj komune, Alban Hyseni.

I pasi i Qeverisë kosovare ka theksuar disa nga të arriturat e kësaj komune në 10 muajt e fundit gjatë qeverisjes së Alban Hysenit.

“…Prezantimi ishte i gjatë për shkak se edhe të arriturat dhe punët janë të shumta, prej palestrës në Zhegër të cilët kanë ngelur vetëm kulmi t’i vendoset, pastaj te shtimi i bursave për 150%, prej 60 mijë në 150 mijë euro për bursat për studentë, te rritja e buxhetit të sportit për 50% e deri te zvogëlimi i jashtëzakonshëm i borxhit që është gjetur këtu në komunë kur ka filluar qeverisja jonë. Gjithsej, është gjetur një borxh prej 26 milionë eurosh, ndërkaq për vetëm 10 muaj janë zvogëluar 5 milionë euro borxh e ky është një borxh i akumuluar për më shumë sesa 1 dekadë, dhe kjo paralelisht me 6 milionë euro investime nga komuna”, ka thënë Kurti.

Kurti u zotua se se në komunën e Gjilanit do të ketë vëmendje më të shtuar se në të kaluarën.

“Zotohem se Gjilani do të ketë vëmendje të shtuar krahasuar me të kaluarën për shkak se është lënë për një kohë shumë të gjatë anash, kërkesat dhe nevojat janë shumë të mëdha, dhe gjithashtu kemi një qeverisje të mirë e cila të mbushë me optimizëm se nuk do të ketë keqpërdorim”, tha Kurti

Ai gjithashtu kërkoi nga qytetarët e Gjilanit që ta kursejnë sa të munden energjinë elektrike, dhe sipas tij kushdo që kursen do të shpërblehet.

“Kushdo që kursen në faturën e muajve në vijim në raport me muajt e njëjtët të vitit të kaluar, e dyfishojmë shpërblimin për nga vlera e krahasuar me kursimin, por gjithashtu dëshirojmë që në pranverë të dalim sa më kollaj sa u përket dëmeve dhe humbjeve që mund të kemi për shkak të domosdoshmërisë së importit të energjisë elektrike, në kushtet kur gjenerimi aktual me kapacitetet që kemi nuk arrin ta mbulojë pikun e konsumit”, ka shtuar Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika