Kurti numëron punët e Qeverisë, thotë se rritja ekonomike është vizioni i tyre

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së tij ka pasur progres ekonomik në Kosovë, duke numëruar rritjen e prodhimit, eksportit si dhe numrin e të punësuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka renditur punët e qeverisë gjatë kësaj periudhe, duke thënë se rritja ekonomike në Kosovë është vizioni i tyre.

“Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masës 2.1, subvencionuam 20 për qind të kryegjësë së kredisë për bizneset prodhuese e përpunuese. Kjo masë kap vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizneseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve”, ka shkruar Kurti.

Po ashtu, kryeministri ka thënë se me masën 2.4 kanë ofruar mbështetje për trajnime të stafit, brendim të produkteve e mbështetje për panaire jashtë vendit për të gjetur tregje të reja. Duke shtuar se në qeverisjen e tij ka ndihmuar bizneset vendore për të zgjeruar kapacitetet prodhuese dhe përpunuese për rritjen e prodhimit vendor, punësimit dhe eksportit.

Kurti ka treguar se eksporti përgjatë periudhës janar-shtator 2022 qeveria e ka bërë për 25.6 për qind më të lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7 për qind, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3 për qind. Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara”, ka shkruar ai.

Po ashtu, sipas tij rritja e eksportit nënkupton edhe rritje të aktivitetit ekonomik dhe punësimit në vend.

“Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej 21.6 për qind  krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 67.9 për qind krahasuar me vitin 2020”, ka njoftuar Kurti.

Ndërkaq, rezultat e kësaj Kurti ka njoftuar se në vitin 2021 kanë qenë  të regjistruara 25 mijë vende pune “më shumë sesa ai pararendës”, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti sipas tij janë 15 mijë vende pune më shumë.

Përveç ndihmës direkte me subvencione, ai ka deklaruar se po ndihmojnë bizneset vendore përmes uljes së kostos së të bërit biznes.

“Vitin 2021 e mbyllëm me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Mitrovicë. Këtë vit, terminalin doganor në Podujevë e kthyem në shtetëror. Njësoj do të vazhdojmë me hapjen e terminalit doganor shtetëror në Vërmicë”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkaq, ai ka përmendur se këtë javë, ka filluar zhdoganimi i mallrave në Portin e Durrësit. I cili sipas tij, do të ulë kostot për bizneset e konsumatorët për rreth 2 milionë euro sikurse edhe kohën e zhdoganimit.

“Investimet e huaja direkte në Kosovë vazhdojnë të rriten gjatë qeverisjes sonë. Në periudhën janar-korrik të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte ka tejkaluar vlerën prej 400 milionë euro. Pra, 47 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021 dhe 99 për qind me shumë sesa në vitin 2020”, ka shtuar ai.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se progresi ekonomik nuk është hamendësim e as rastësi, sipas tij, ai është rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë, duke deklaruar se shifrat dhe indikatorët e përmendur janë dëshmia e qeverisjes së tij për këtë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika