Kurti-Opozitës: Mos dezinformoni se kinse nuk ka policë në veri, Policia e Kosovës është e pandalshme

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së mërkurës, në Kuvendin e Kosovës, i ka thënë opozitës që të mos dezinformojë se nuk ka policë në veri, sepse sipas tij "Policia e Kosovës punon në atë pjesë, vepron e patrullon në bazë të ligjit e Kushtetutës"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë interpelancës për çështjen “masat urgjente”, në raport me situatën e krijuar në vend, i është drejtuar opozitës duke u thënë se nuk është e vërtetë se nuk ka policë të Kosovës në veri të vendit, ai ka thënë se “Policia e Kosovës është atje, madje edhe nëpër rrugë ka policë të Kosovës”.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se policia në atë pjesë punon dhe vepron në bazë të ligjit e Kushtetutës.

“Policia është e pandalshme, nuk ka kush e ndal policinë. Ajo është në veri të vendit dhe patrullon aty. Mos dezinformoni se kinse nuk ka policë atje”.

Sipas tij, Kosovës nuk i nevojiten pjesëtarë serbë në institucionet e Kosovës, të cilët, japin dorëheqje sa herë që i urdhëron Beogradi.

“Neve na nevojiten serbë në institucionet e Kosovës që nuk jepin dorëheqje, sa herë që i urdhëron Beogradi”, ka thënë Kurti gjersa ka shtuar se “nuk ia vlen të thirremi në të kaluarën, ku serbët në institucione kanë bërë betimin, sepse sa ka qenë ai, betim i vërtetë merret vesh sot”, ka vijuar ai.

Ai ka përmendur se për herë të parë Kosova ka patrullim të rregullt policor me barka në liqenin e Ujmanit dhe vizita të ministrave në veri të vendit.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “17 për qind e territorit është pa polici, pa gjyqtarë, pa prokurorë, pa shërbim bazik administrativ e komunal”.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se situata në veri të vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë dhe të sigurisë në 20 vjetët e fundit.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika