Kurti-opozitës: Nuk kam ndryshuar unë, por sytë e juaj, se tani po shohin ndryshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me planin evropian për të cilin është akorduar në Bruksel.

Kurti ka thënë se ai nuk ka ndryshuar për të keq, por ai beson se opozita ka ndryshuar për të mirë në mënyrë deklarative.

“Nuk kam ndryshuar unë, por sytë e juaj, se tani po këqyrin ndryshe”, ka theksuar kryeministri.

“Konkretisht këtu sulmet që i përjetova, nga disa deputetë, Blerta Kodra, Arben Gashi, Anton Çuni. Këta me datën 27 qershor të vitit 2013 e kanë votuar Asociacioni e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, deputetët që kanë votuar kanë ndryshuar vetëm në retorikë.

“Unë nuk kam ndryshuar përmbajtisisht. A e kuptoni, dhe ky ndryshim i përjetuar deklarativisht është si rezultat i Lëvizjes Vetëvendosje se pa LVV-në nuk do t’a kishim as ketë ndryshim”, ka deklaruar Kurti.

Mirëpo, Kurti nuk ka sçaruar asgjë lidhur me kompetencat që do ti ketë AKS e as Kisha Ortodokse Serbe.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika