Kurti – opozitës: Vuçiqi e do “Zajednicën” e 2013-s dhe të 2015-s, po ju do fort e po ju kërkon

"Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiçi nuk e po e do draftin e Asociacionit nga emisarët, por po e do atë “Zajednicën” e 2013 dhe të 2015. Asgjë tjetër nuk po pranon. Ai po ju lyp juve, po ju do fort juve", i është drejtuar Kurti opozitës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk po do të pranojë draft-statut të Asociacionit të propozuar nga emisarët, por atë të “Zajednicës” të 2013-s dhe të 2015-s.

Në seancën e së premtes, Kurti i është drejtuar opozitës duke i thënë se “Vuçiqi po ju kërkon juve, ju do fort dhe nuk po pranon asgjë tjetër përveç asaj të 2013-s dhe 2015-s”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, nuk e po e do draftin e Asociacionit nga emisarët, por po e do atë “Zajednicën” e 2013 dhe të 2015. Asgjë tjetër nuk po pranon. Ai po ju lyp juve, po ju do fort juve. Nuk po e do draft-statutin e Asociacionit nga BE, po ju do ju fort, po s’jeni ju mo, jeni në opozitë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se po mundohet të bëjë minimumin e pranimit të realitetit, për ndryshimin e maksimumit të tij, duke thënë se “Zajednica” është trashëgimi e opozitës.

Tutje, Kurti ka thënë se edhe vetë emisarët e kanë larguar “Zajednicën” e 2013-s dhe të 2015-s.

Ai ka kritikuar opozitën duke thënë se vetë ish-kryeministri, Isa Mustafa, e kishte nënshkruar një marrëveshje të tillë, ndonëse e kishte parë letrën e Federica Mogherinit se nuk duhet që Asociacioni të ketë një “shtresë të tretë të pushtetit dhe kompetenca ekzekutive”.

“Edhe vetë emisarët e kanë hequr “Zajednicën” e 26 gushtit 2015, e kam forcuar letrën e Mogherinit, praktikisht me punën tonë politike dhe diplomatike. Pikërisht, një mbrëmje ka ekzistuar midis letrës së Mogerinit dhe nënshkrimit të Mustafës. Emisarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar këtë, është fitore e madhe për Kosovën”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika