Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar takim me mërgatën në Paris të Francës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri ka shkruar se pa kontributin e mërgatës, Kosova nuk do e gëzonte lirinë dhe zhvillimin.
“I nderuar me mikpritjen e bashkatdhetarëve tanë në Paris. Diaspora jonë ka vënë shembullin e përkushtimit ndaj atdheut, jo vetëm në të kaluarën e të tashmen por edhe për të ardhmen. Pa kontributin e tyre, vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin, dhe falë kontributin të tyre Kosova sot ka mbështetje të palëkundur gjithandej botës”, ka shkruar Kurti.
Në këtë takim, Kurti shkruan se kanë ndarë përparimet që ka bërë Kosovan ë shumë fusha.
“Gjatë këtij takimi të përzemërt në Paris, ndamë përparimet që ka bërë Kosova në ekonomi e siguri, drejtësi e shëndetësi e në plot fusha të tjera. Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj. Së bashku vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”.