Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qeveria e që e udhëheq ai në mbledhjen 109 ka marrë një vendim të ligjshme karshi ish vendimit të Qeverisë Haradinaj që sipas Kurti ishte i bazuar në konflikt interesi.
“Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit”, ka deklaruar Kurti.
“Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e programit tonë Qeverisës. Pas një pune të gjatë, voluminoze dhe të hollësishme, morëm hapa konkret në realizim të kësaj reforme, duke miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik”, ka shtuar ai.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të Kryeministri të Kosovës Albin Kurtit.
Mbledhja e 109-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e programit tonë Qeverisës. Pas një pune të gjatë, voluminoze dhe të hollësishme, morëm hapa konkret në realizim të kësaj reforme, duke miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.
Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhamë pajtushmërinë tonë për nismën e Kuvendit për Projektligjin që trajton dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe atë në baza gjinore. Miratuam edhe Protokollin Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës Seksuale.
Për punësimin e të rinjve e të rejave, aprovuam Planin e Zbatimit të Garancisë Rinore.
Ndamë 500 mijë euro mbështetje financiare për organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale.
Miratuam kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës 1990.
Miratuam ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, si dhe dhamë mendim për nismën e Kuvendit për Projektligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
U hapëm udhë procedurave pasuese për 4 marrëveshje ndërkombëtare dhe një kornizë partneriteti.
Kemi afirmuar qëndrimin e drejtë dhe të ligjshëm mbi vendimin e ish Qeverisë Haradinaj të bazuar në konflikt interesi. Pagat i kemi kthyer në gjendjen e mëparshme, me fuqi të ligjit.