Kurti pajtohet me Rashiqin për mosfajësimin e tërë popullit serb për krimet e luftës në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, votoi kundër themelimit të Muzeut që do të bëjë dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të kryera nga ish-Jugosllavia dhe Serbia kundër shqiptarëve. Ai ka thënë se nuk mundet të akuzohet një shtet[Serbia] për krimet që kanë bërë individët

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka votuar kundër propozim-vendimit “për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Konceptimit për themelimin e Muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës”.

Rashiq nuk është pajtuar që për krime të luftës në Kosovë të fajësohet Serbia apo i tërë populli serb dhe për këtë është pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Mendoj se në një mënyrë kategorizimi apo përgjithësimi i një vendi[Serbisë] për krimet nuk është adekuat. E mbi të gjitha, kur përmendet çështja e brezave të ardhshëm, mendoj se nuk duhet të bëjmë një kategorizim të tillë, duke e bërë një shtet të tërë kriminal”, ka thënë ai.

“Sigurisht se pajtohem që të tregohet pjesa që duhet, në mënyrë që të mos ndodhin më krime të tilla, e përgjegjësit të përballen me drejtësi. Por, përgjithësimi i krimeve dhe adresimi i fajit te një shtet i tërë[Serbia] nuk mendoj se duhet të bëhet”, ka thënë Rashiq në mbledhje të Qeverisë, duke bërë thirrje që të përmirësohet teksti.

Më këtë deklaratë të Rashiqit është pajtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se pajtohet me atë qe e ka thënë ministri Rashq.

Ai ka thënë se “edhe pse nuk e kam parë dokumentin e plotë, mendoj që nuk duhet të ketë gjeneralizim edhe nuk duhet të fajësohet një popull i tërë për krimet e individëve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika