Kurti paralajmëron zgjedhjet e brendshme në LVV, nuk flet për kandidaturën e tij

Kurti ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme të LVV-së do të organizohen në 300 pika dhe në dy struktura të reja

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

15 gushti pritet të jetë data kur do të shpallen zgjedhjet për kryetar të LVV-së, kryetar të organizatës së gruas dhe rinisë për LVV.

Kurti ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje do të organizohen në 300 pika, e deri të hënën, në 316.

Përkrah Qendrës së LVV-së, kësaj radhe do të ketë edhe dy struktura, kryesia e të cilave pritet të hidhet në votim, ajo e gruas dhe rinisë.

Në një konferencë për media, Kryetari i LVV-së, njëherësh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e brendshme e gjejnë LVV-në në një nivel tjetër.

“Për 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë proces më të rëndësishëm sesa ky. Zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2026, andaj është e domosdoshme që organizata jonë të përgatitet për këto zgjedhje me pjesëmarrje të të gjithëve. Nuk do të ketë as zgjedhje lokale as nacionale, pas këtyre zgjedhjeve të brendshme të LVV-së që janë të fundit para zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë Kurti.

Mirëpo, Kryeministri Kurti nuk e ka bërë të ditur nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar të subjektit, të cilin ai vetë e drejton.

Ai ka thënë se fjalën e tij në lidhje me kandidaturën do ta thotë pas katër javësh, në kohën kur edhe do të hapet afati për shpalljen e kandidaturave për kryetar të LVV-së.

“Sot katër javë më 15 gusht hapet mundësia për kandidaturat për kryetar në LVV-së. Kushdo që dëshiron dhe synon të bëhet kryetar i LVV, i qendrave të LVV-së, e i gruas e rinisë në LVV i kemi 4 javë që të mendojmë secili prej neve që jemi anëtarë”, tha Kurti.

Ndërkaq, 2,446 anëtarë të rinj i janë shtuar LVV-së duke bërë që numri i përgjithshëm të arrijë në 59,291 anëtarë, ka bërë të ditur sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi. Ajo ka theksuar se LVV mbetet organizata më e madhe në vend nga numri i votave.

Ndër të tjera, Koordinatori për Qendra, Valon Hoti, ka teguar datën me të cilën pritet të shpallen zgjedhjet për kryetar të LVV-së, kryetar të organizatës së gruas dhe rinisë për LVV.

E kjo datë është 15 gushti i këtij viti.

“Njëjtë edhe për nivelin e dytë organizativ ku me të njëjtën datë do të shpallen zgjedhjet për kryetar për të gjitha qendrat e LVV. Afati do të jetë i hapur deri më 23 gusht, ku secili anëtarë i LVV-së ka të drejtë të garojë”, tha Hoti.

Ai shtoi se më 1 shtator zyrtarisht hapet fushata për kandidatët për kryetar të LVV-së.

Ndër të tjera, Kurti ka bërë të ditur se do t’i takojë policët e lënduar, të cilët u sulmuan në veri të Kosovës, të dielën.

“Pasdite në orën 17:00 do t’i pres në takim policët e lënduar në zyrën e kryeministrit në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Kurti, gjersa ka shprehur mirënjohjen ndaj 5 policëve në fjalë.

Sulmohet Policia e Kosovës në veri, pesë policë të lënduar

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika