Kurti: Pas 10 vjetësh përpjekje, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se miratimi i Rregullores së re të Kuvendit vjen pas një përpjekjeje të gjatë të Kuvendit të Kosovës për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës është shprehur i lumtur për miratimin e Rregullores së re të punës së Kuvendit të Kosovës, e cila u votua më datën 28 korrik të këtij viti.

Kurti ka folur për problemet dhe ngecjet për votimin e kësaj rregulloreje në të kaluarën.

“Miratimi i Rregullores vjen pas një përpjekjeje të gjatë të Kuvendit të Kosovës për të rishikuar rregullat e funksionimit të institucionit më të lartë. Procesi i rishikimit të Rregullores kishte filluar në vitin 2012 dhe kishte vazhduar në secilën legjislaturë, me qëllim të adresimit të problemeve të identifikuara që nuk funksiononin, por që pavarësisht nevojës e përpjekjeve, miratimi i saj nuk kishte ndodhur”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai i ka përmendur sfidat e miratimit të rregullores, për shkak se kërkoheshin 2/3 të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Miratimi gjithmonë ka qenë një sfidë politike për Kuvendin, për shkak se për miratimin e saj kërkohej një shumicë e kualifikuar e së paku 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kjo kërkonte një koncensus të gjerë të spektrit politik të përfaqësuar në Kuvend”, ka shkruar Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Rregullorja e re adreson sfidat kryesore, të cilat e kanë përcjellë punën e Kuvendit që nga viti 2010.

Kurti ka shkruar se kanë qenë dy faktorë kryesorë që e kanë penguar miratimin e Rregullores së Kuvendit:

“Dy kanë qenë faktorët kryesorë që e kanë penguar përfundimin e këtij procesi më parë: jostabiliteti institucional dhe mungesa e vullnetit politik të subjekteve politike në Kuvend”, ka thënë ai.

Në fund, kryeministri i Kosovës ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen që niveli i punës dhe llogaridhënies së Kuvendit të Kosovës të bëhet shembull për përgjegjshmëri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika